Italia ka shënuar 19 037 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit.
Numri i viktimave ka kaluar 70 mijë pasi të premten u raportuan 459 humbje të tjera jete.
Që nga nisja e pandemisë, totali i të infektuarve në vend shkon në 2 028 354, kurse viktimat kanë kapur shifrën e 71 359.
Rreth 4 mijë të infektuar me COVID-19 ndodhen të shtruar në spital dhe 522 në ndodhen në njësitë e terapisë intensive.