Policia greke dyshon se 323 kilogramë hashash të kapur në brigjet e Korfuzit, të dielën, kishin ardhur nga Shqipëria.
Në njoftimin për shtyp, policia greke shkruan se ka arrestuar pritësin e drogës në Korfuz, për të cilin thotë se është i huaj, pa specifikuar nënshtetësinë.
Nga hetimi i deritanishëm i policisë, sasia e drogës u transportua dhe iu dorëzua pritësit, duke përdorur dy skafe (tip jet ski) që ishin afruar në plazhin e Korfuzit.
Hetimet për këtë rast kanë zgjatur rreth një muaj.
Në mëngjesin e së hënës, 28 dhjetor, u krye një kontroll në shtëpinë e personit të arrestuar, gjatë së cilës u gjetën dhe konfiskuan mjete punë për ndarjen e drogës dhe tre pako që përmbanin jë sasi kërpi të papërpunuar me peshët 484 gram.