Policia arrestoi të martën një 32-vjeçar, pasi kishte përfituar pagën e luftës nëpërmjet mashtrimit.
Sipas njoftimit, policia bën me dije se i arrestuari është Denis Trungu.
Ai ka arritur të kryejë 36 transaksione dhe ka përfituar 15.5 milionë lekë.
Policia bën me dije se Trungu ka qënë i dënuar më parë për vepra të ndryshme penale.