Ambasada ruse ka reguar të mërkurën ndaj deklaratës së kryeministrit Edi Rama, i cili e quajti të papërshtatshëm postimin e ambasadës.
Përmes një postimi në Facebook, ambasada deklaroi se shprehu se postimi ishte thjesht një reagim ndaj tëeet-it të drejtorit të komunikimit, Endri Fuga dhe deklaratave të kryeminstrit Edi Rama, i cili përmendi vështirësinë për sigurimin e vaksinës.
Ajo shtoi se postimi shprehte gadishmërinë për të shqytuar aplikimet nga çdo vend i interesuar për blerjen e vaksinës ruse kundër koronavirusit, përfshirë Shqipërinë.
“Në Rusi nuk ka dyshime se bashkimi i përpjekjeve të të gjitha shteteve, që kanë kryer kërkime shkencore dhe kanë teknologjitë përkatëse, do të ndihmojë njerëzimin të kapërcejë këtë fatkeqësi dhe të kthejë qytetërimin në rrugën e zhvillimit të qëndrueshëm. Në të njëjtën kohë, Moska nuk u vë asnjë kusht partnerëve potencialë.
Na vjen keq që vullneti i mirë i Rusisë, i shprehur publikisht, interpretohet si veprime provokuese” përfundon ambasada.
Një ditë më parë kryeministri Edi Rama e quajti të papërshtatshëm postimin e ambasadës ruse, ku njoftohej se Rusia është e gatshme të sjellë vaksinën Sputnik V në Shqipëri.
Gjatë fjalës së tij në konferencën për shtyp, Rama u shpreh se Shqipëria është e fokusuar tek vaksinat e e Pfizer, AstraZeneca dhe Modernas.