Italia raportoi 555 vdekje nga koronavirusi të enjten, tha ministria e shëndetësisë, ndërsa numri i rasteve të reja u rrit në 23,477 nga 16,202 i një dite më parë. Një rritje e konsiderueshme prej 43% nërsa testimet u rritën afërsisht me 10%.
Në total, Italia numuron 74,159 vdekje nga COVID-19 që prej 21 shkurtit, bilanci më i rëndë në Evropë dhe i pesti më i lartë në botë.
Italia ka raportuar gjithashtu 2.1 milionë raste deri më tani, tha ministria e shëndetësisë.
Numri i pacientëve në spitale u zvogëlua me 415 të enjten. Në terapi intensive po trajtohen 2,555 të infektuar.