Pas përgjigjes së Kryeministrisë ndaj deklaratës së Bashës, kreu i PD reagoi sërish të premten.
Drejtori i Komunikimit Endri Fuga i kërkoi Bashës të mos bëj politikë me shëndetin.
Ndërkohë Basha ka shkruar se vaksina më e mirë është largimi i Ramës.
“Edhe me vaksinat e njëjta histori si me dështimet e Ramës këto 7 vjet. Premtoi 300 mijë vende pune dhe shtoi papunësinë dhe varfërinë, rriti koston e jetës dhe shkatërroi ekonominë. Vaksina më e mirë për Shqipërinë është largimi i Ramës. Vetëm kjo do na lëvizë nga dështimet drejt suksesit, nga dëshpërimi drejt shpresës”, shkruan kryetari i PD.