Italia raportoi 462 vdekje nga koronavirusi të enjten, tha ministria e shëndetësisë, ndërsa numri i rasteve të reja u ul në 22,211 nga 23,477 i një dite më parë.
Në total, Italia numuron 74,621vdekje nga COVID-19 që prej 21 shkurtit, bilanci më i rëndë në Evropë dhe i pesti më i lartë në botë.
Italia ka raportuar gjithashtu 2,129,376 raste deri më tani, tha ministria e shëndetësisë.