Spitalet në Gjermani, për shkak të Covid-19 po përballen me një situatë shumë të vështirë, ka thënë të hënën zëdhënësi i Qeverisë së Gjermanisë, Steffen Seibert.
Në 24 orët e fundit, Gjermania ka regjistruar 9847 raste të reja me koronavirus.
Nga fillimi i pandemisë janë infektuar 1.775.513 persona, sipas të dhënave të Institutit Robert Koch.
Rritja e numrit të të infektuarve ka rritur dhe numrin e pacientëve që kanë nevojë për trajtim spitalor.
Zëdhënësi i qeverisë gjermane deklaroi se është e vështirë të merret një pamje e plotë e situatës me COVID-19 momentalisht.
Kjo pasi sipas tij rastet e raportuara nuk janë të kompletuara për shkak të pushimeve.