Kreu i PD-së, Lulzim Basha akuzoi kryeministrin Edi Rama se dështoi në krijimin e 300 mijë vendeve të reja pune.
Përmes një videomesazhi, Basha shprehet se qindra e mijëra qytetarë kanë emigruar drejt Bashkimit Europian që nga viti 2014.
Ai shtoi se arsyeja e emigrimit është papunësia.
Basha shtoi se ai ka një plan për të rritur punësimin në vend.
“Rama premtoi punësim për shqiptarët por sot numri i të larguarve nga Shqipëria është më i larti në Europë. Ne do të kthejmë shpresën për shqiptarët, ne do ta ndryshojmë Shqipërinë.”