Italia do të nisë investimet për krijimin e vaksinës kundër Covid-19. Autoritetet italiane njoftuan se investimet do të nisin me kompaninë ReiThera.
Kjo kompani po zhvillon vaksinën me kompanitë Leukcare të Gjermanisë dhe Univercells të Belgjikës.
Drejtor i Institutit shkencor ‘Lazzaro Spallanzani’, Guiseppe Ippolito tha se në provat e para të vaksinës eksperimentale janë përfshirë 45 vullnetarë dhe asnjëri s’ka treguar ndonjë efekt anësor.
“Rreth 92 për qind e vullnetarëve kishin nivele të dukshme të antitrupave neutralizuese”, tha Ippolito.
Domenico Arcuri, zyrtari i emergjencave në Itali për COVID-19, njoftoi se qeveria do të investojë në ReiTheran për t’i siguruar Italisë pavarësi në sigurimin e vaksinave.
“Nëse të dhënat e marra deri më tani do konfirmohen, në muajt e ardhshëm do kemi një vaksinë efektive dhe të sigurt me një dozë të vetme”, tha ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza.