Kreu i PD, Lulzim Basha akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka rritur borxhin publik gjatë qeverisjes së tij.
Përmes një videomesazhi, Basha shkruan se që prej 2014, borxhi ka shkuar në 3.25 miliardë euro.
Ai shton se Shqipëria është varfëruar gjatë këtyre 7 viteve qeverisje, duke theksuar se nëse nuk e ndalim, brezat e rinj do të punojnë për të shlyer borxhet.
“Rama kujdeset vetëm për veten. Është koha për ndryshim dhe shpresë për Shqipërinë dhe shqiptarët!”