Shifra shqetësuese të COVID-19 raportohen nga SHBA ku është shënuar një rekord i ri viktimash.
Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 3,865 viktima të shkaktuara nga koronavirusi dhe 253,145 raste të reja.
Me këto shifra, numri i përgjithshëm i rasteve në SHBA shkon në 21,299,340 dhe vdekjet në 361,123.
SHBA mbeten vendi që është prekur më rëndë nga pandemia ndërsa pritet që vaksina të lehtësojë gjendjen. Deri tani mbi 5 milionë njerëz janë vaksinuar.