Italia ka regjistruar 19,978 raste të reja me koronavirus nga 172 119 tamponë të kryer në 24 orët e fundit.
Autoritetet raportuan 483 viktima, më pak nga dita e premte kur ishinn 625.
Numri i përgjithshëm i viktimave të COVID-19 në Itali ka shkuar 78 394, më i larti në Europë.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 17,040 pacientë me COVID-19 ndërsa shtrimet në spital janë ulur.