Presidentja në detyrë e Kosovës Vjosa Osmani ka nisur një vizitë zyrtare në Bruksel.
Ajo pritet të takohet me presidentin e Parlamentit Evropian, David Sasoli, dhe eurokomisionerin e BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi.
Vizita e Osmanit vjen në një moment të vështirë në Kosovë sa i takon situatës politike.
Osmani ka shpallur datën 14 shkurt për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, pas rrëzimit të qeverisë Hoti.
Qeveria e re pritet të japë dhe impulse të reja sa i takon bisedimeve Kosovë-Serbi, të cilat kanë ngecur.