Kryetarja e Komitetit teknik për COVID-19, Mira Rakacolli ka thënë se ndër të vaksinuarit ndaj COVID-19 nuk ka patur asnjë me efekte anësore.
Rakacolli tha në Report TV se në dy ditë janë vaksinuar mbi 130 infermierë dhe mjekë që janë në spitalet COVID.
“Mjekët që janë në vijën e parë janë prioritet për vaksinën. Në dy ditë janë vaksinuar 130 mjekë dhe infermierë që punojnë në spitalet COVID-19. Të gjithë janë mirë , ku është krijuar edhe një Komitet për të vlerësuar efektet anësore të vaksinë, deri tani nuk ka ndodhur. Ky komitet do të vlerësojë nëse efektet anësore do të jenë të lidhura me vaksinë apo jo. Për reaksionet në momentin e parë që bëhet vaksina është një vend post vaksinim janë edhe mjekët e urgjencës kombëtare për të parë këto raste, por që nuk ka ndodhur në dy ditët e para të vaksinimit. Sot janë vaksinuar 78 persona”.
Shefja e Shërbimit Infektiv në QSUT, Najada Çomo bëri e para vaksinën anti-Covid, mesditën e së hënës dhe pas saj kryeministri Rama.
Fillimisht do të vaksinohen mjekët dhe infermierët të spitaleve Covid dhe që janë në vijën e parë ë luftës me koronavirusin.