Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka thënë sot se Monika Kryemadhi duhet çuar në prokurori për shpfije ndërsa LSI është përgjigjur duke e akuzuar për mashtrime dhe propaganda.
Veliaj iu referua rastit të shkollës ‘Sami Frashëri’ në Tiranë, për të cilën Kryemadhi ishte shprehur se po mendohej të ndërtohej në Paskuqan.
“Monika duhet çuar në Prokurori për shpifje”, tha Veliaj.
Përgjigjia e Kryamadhit për këto deklarata erdhi përmes sekretares organizative e LSI-së, Eriona Bixha.
Tirana që tregon Veliaj sipas saj është “e “kuruar” me photoshop” ndërsa në realitet “qytetarët jetojnë çdo ditë, me mungesën e infrastrukturës, me ekonominë e shkatërruar, me trafikun e rënduar, me kullat e larta “mbytëse””.
Në reagimin e saj në Facebook, Bixha akuzon Veliajn se ende nuk ka dëmshpërblyer banorët e Bulevardit të Ri “të nxjerrë me gaz lotsjellës nga shtëpitë e tyre ende pa u gdhirë, në Lotin e 3.”