Studentët kërkojnë heqje të tarifave: Rektorati tallet me ne

Nga Exit News
Studentët kërkojnë heqje të tarifave: Rektorati tallet me ne

Lëvizja për Universitetin deklaroi të mërkurën se Rektorati “është tallur” me studentët në përgjigjen që ky i fundit u ka dhënë sa i takon kërkesës së tyre për ulje të tarifës.

një njoftim Lëvizja deklaron se heqja tarifave është një domosdoshmëri në kushtet e mësimit online ku studentët nuk po e përdorin infrastrukturën universitare.

Ata deklarojnë:

Pavarësisht kërkesave dhe pakënaqësisë së vazhdueshme studentore, Ministria e Arsimit nuk ka reaguar, madje nuk ka marrë parasysh as peticionin e nënshkruar nga 8000 studentë për anulimin e tarifave”.

Përgjigja që Rektorati u ka dhënë në lidhje më këtë kërkesë për Lëvizjen është “tallëse dhe e turpshme”.

Në përgjigjen e Rektoratit thuhet se nuk ka ulje të tarifës por është ulur tarifa e regjistrimit nga 2500 lekë në 2000 lekë.

o

Më herët Lëvizja për Universitetin i ka dërguar një peticion me 8 mijë firma Ministrisë së Arsimit ku kërkonte anulimin e tarifës në kushtet e mësimit online.

Kërkesën e tyre studentët e mbështesin edhe në studime të cilat dëshmojnë se sa efektiv ka qenë mësimi online.

Sipas një studimi të LPU 60% e studentëve shprehen të  pakënaqur për mënyrën se si po zhvillohet mësimi online.

Në studim morën pjesë 1570 studentë.

Studimi nxori në pah se 44.5% kanë akses të pjesshëm në internet dhe mbi 70% janë të detyruar t’i ndjekin leksionet përmes telefonit celular.

Ndërkohë një tjetër studim i Qëndresës Qytetare i kryer më 17 dhjetor nxjerr në pah të njëjtën situatë.

Sipas këtij studimi:

  • 77.5% e studentëve e ndjekin mësimin online pa Laptop apo PC.
  • Në mësim marrin pjesë vetëm 60% e studentëve
  • Studentët vlerësojnë me noten 8 pedagogët dhe me 5-6 sekretaritë e Fakulteteve
  • 6% e studentëve shpenzojnë 20 euro në muaj për internet

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>