Policia arrestoi të mërkurën një 41 vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar për prodhim droge.
Në një njoftim zyrtar, policia bën me dije se i arrestuari është personi me iniciale K.K. Ai është arrestuar në pikën kufitare Bllatë dhe do të ekstradohet drejt Italisë.
41 vjeçari është dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Torinos me 5 vite, 5 muaj dhe 27 ditë burg për veprat penale penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh” , “Vjedhje” dhe “Kundërshtim i punonjësve në detyre shtetërore”