Albin Kurti do të jetë kandidati për kryeministër i Lëvizjes Vetëvendosje.
Kështu njoftuan të enjten, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani teksa lajmëruan se në zgjedhjet 14 shkurtit do të garojnë së bashku.
Gjatë fjalës së saj Osmani tha:
“Kjo që kemi arritur është përtej bindjeve individuale apo emrave individualë, sot dhe për 4 vite e më shumë jemi te vendosur të luftojmë kundër korrupsionit dhe krimit, që të garantojmë mirëqenien e kujdo.
Jemi të vendosur për një Kosovë me dinjitet, ku Kurti do jete Kryeministër, një që nuk do i mbyllë sytë përballë padrejtësive që guxim e integritet.”
Ndërsa Vjosa Osmani do të jetë kandidatja e përbashkët për presidenten e ardhshme, garë e cila duhet të zhvillohet muajt e ardhshëm.
Albin Kurti u shpreh:
“Viti 2020 ka treguar se Kosova ka nevojë për kryeministër dhe president të ri. Ne kemi presidente ajo e ka treguar veten, dhe duhet ta legjitimojmë këtë.”
Të shtunën, 16 janar, Kurti dhe Osmani do të dorëzojnë listën zyrtare të kandidatëve për deputetë.