Vjosa Osmani e Albin Kurti garojnë bashkë në zgjedhjet e 14 shkurtit

Nga Exit News
Vjosa Osmani e Albin Kurti garojnë bashkë në zgjedhjet e 14 shkurtit

Vjosa Osmani dhe Albin Kurti do të garojmë në të njëjtën listë, atë të Lëvizjes Vetëvendosje, në zgjedhjet e 14 shkurtit

Në një konferencë për shtyp, të enjten, Osmani dhe Kurti nënshkruan marrëveshjen për listën e përbashkët të kandidatëve.

Kurti deklaroi:

“Osmani dhe mua do të na gjeni në të njëjtin vend dhe me të njëjtin qëllim. Kemi bërë marrëveshjen e synimeve për një shtet me drejtësi dhe pa korrupsion. Për një shoqëri me shëndet e arsim. Në fushatën zgjedhore do të jemi bashkë.”

Osmani deklaroi se kandidati për kryeministër do të jetë Albin Kurti.

Ndërsa Kurti deklaroi se Osmani do të jetë kandidatja e tyre për presidenten e ardhshme, garë e cila duhet të zhvillohet muajt e ardhshëm.

Të shtunën, 16 janar, Kurti dhe Osmani do të dorëzojnë listën zyrtare të kandidatëve për deputetë.

Pritet që bashkë me Osmanin të ketë dhe figura të tjera do t’i bashkohen listave si pjesë e ‘iniciativës politike të Osmanit’.

Gjatë konferences Osmani tha se për arsye proceduriale nuk ishte bërë regjistimi zyrtar i nismës së saj.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>