Haradinaj fton Vjosa Osmanin në debat publik

Nga Exit News
Haradinaj fton Vjosa Osmanin në debat publik

Kreu i AAK Ramush Haradinaj të enjten ftoi presidenten në detyrë Vjosa Osmanin për debat publik.

Në një video në Facebook Haradinaj u shpreh:

“Tani, pos kandidaturës sime të shpallur kohë më përpara, kemi edhe kandidaturën e zonjës Vjosa Osmani, që kur t’ju tregojë ju se si do ta ruajmë Kosovën tonë, të paprekshme, që do ta angazhojmë Kosovën tonë në NATO, BE, OKB, dhe si do të ndihmojmë që Kosova të fuqizohet në planin e brendshëm dhe të jashtëm, e ftoj kandidaten, Vjosa Osmani, në një debat televiziv dhe e mirëpres këtë mundësi që të debatojmë së bashku për ju”.

Vjosa Osmani dhe Albin Kurti do të garojmë në të njëjtën listë, atë të Lëvizjes Vetëvendosje, në zgjedhjet e 14 shkurtit

Në një konferencë për shtyp, të enjten, Osmani dhe Kurti nënshkruan marrëveshjen për listën e përbashkët të kandidatëve.

Osmani deklaroi se kandidati për kryeministër do të jetë Albin Kurti.

Ndërsa Kurti deklaroi se Osmani do të jetë kandidatja e tyre për presidenten e ardhshme, garë e cila duhet të zhvillohet muajt e ardhshëm.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>