Komisioni Europian do të krijojë një mekanizëm për të siguruar shpërndarjen e vaksinave nga vendet anëtare të BE-së drejt kategorive të rrezikuara të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Komisioneri për zgjerimin, Oliver Varhelyi ka dhënë lajmin në Twitter duke ky vendim është marrë për të siguruar një front të bashkuar “për të mposhtur COVID19 dhe aksesin e hershëm në vaksina”.
Ai ka premtuar gjithashtu se “do të hulumtohen mundësi të mëtejshme për të siguruar vaksinat herët”.
Ne jemi gjithashtu duke punuar me Shtetet Anëtare për të propozuar një mekanizëm Evropian për të ndarë vaksinat përtej kufijve tanë, veçanërisht para se COVAX të funksionojë plotësisht.
Në seancën e Parlamentit Europian që u mbajt të martën, Komisioneria për Shëndetin dhe Sigurinë Ushqimore, Stella Kyriakides tha se BE po punon për një mekanizëm që do të furnizojë vendet e Ballkanit Perëndimor me vaksina para se skema COVAX të funksionojë plotësisht.
“Ne jemi gjithashtu duke punuar me Shtetet Anëtare për të propozuar një mekanizëm Evropian për të ndarë vaksinat përtej kufijve tanë, veçanërisht para se COVAX të funksionojë plotësisht…Ne do të sigurojmë grante 70 milionë € për Ballkanin Perëndimor, në mënyrë që ata të mund të blejnë vaksina nga Shtetet tona Anëtare. Ne po punojmë gjithashtu me Organizatën Botërore të Shëndetësisë për të siguruar mbështetje të menjëhershme prej më shumë se 50 milionë € për gatishmërinë e vaksinimit në Ballkanin Perëndimor dhe vendet fqinje.”
Pas miratimit të vaksinave kundër COVID-19, Bashkimi Europian vendosi që vendet jashtë kufijëve të tij të kishin mundësinë për të negociuar me vendet anëtare për blerjen e vaksinave.
Një nga zërat kritik të këtij vendimi të BE-së ka qenë kryeministri Rama i cili e ka kosideruar atë “të pajustifikueshëm moralisht” pasi nuk garantoi sasi konkrete dozash për vendet jo anëtare.