KQZ në Kosovë nuk ka certifikuar listën e kandidatëve për deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës.
Ndërkohë ka certifikuar listën e kandidatëve për deputetë të PDK, LDK dhe listës serbe.
LVV, AAK dhe Nisma nuk janë certifikuar pasi nuk kanë zëvendësuar kandidatët që KQZ njoftoi se janë të papërshtatshëm sipas ligjit për të kandiduar në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka njoftoi se partitë politike kanë kohë 24 orë që të dërgojnë ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.
Nëse pala mund të jetë e pakënaqur me vendimin e PZAP-së çështja mund të shkojë deri në Gjykatën Supreme.