LSI për përgjimet e Ndraghetas: SPAK duhet të kishte nisur hetimet

Nga Exit News
LSI për përgjimet e Ndraghetas: SPAK duhet të kishte nisur hetimet

Lëvizja Socialiste për Integrim tha të dielën për përgjimet e  grupit italian mafioz Ndrangheta se SPAK duhet të kishte nisur hetimet.

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili tha në një dekalratë për mediat se:

“Ndonëse kanë kaluar 2 ditë nga bërja publike e përgjimeve tronditëse që antimafia italiane ka bërë ndaj një grupi shumë të gjerë mafioz, e ku batakçinjtë që tregojnë në Shqipëri bashkinë dhe qeverinë shqiptare janë pjesë e aferave të mëdha shumë të rrezikshme, ka një heshtje të plotë nga institucioni i SPAK”.

Ai u shpreh se shqiptarët janë shumë të tronditur pasi kanë kuptuar që çdo pronë e tyre mund të shitet lehtësisht nga qeveria.

Për SPAK ai tha se ndodhet përballë një sfide ku do të vërtetojë ekzistencën e vet dhe shtoi se sa për hetimet nuk ka shumë nevojë të hetojë sepse provat janë të dukshme.

Së fundmi Vasili u shpreh:

“Shqiptarët dhe opozita shqiptare po vëzhgojnë 24 orë në 24 çdo veprim, çdo manovër që do të bëhet dhe në rast se nuk do të ketë drejtësi të vërtetë dhe dalje përpara përgjegjësive, atëherë përfundimisht SPAK zgjedh të jetë kundër popullit dhe kundër ligjit. Kjo nuk do të tolerohet”.

Pas publikimit të përgjimeve të grupit italian mafioz të ‘Ndrangheta-s, SPAK ka pohuar se do të komunikojë të hënën me prokurorinë italiane.

Drejtuesi i SPAK, Arben Kraja tha se “hetimi aktualisht po zhvillohet në Itali” dhe se për nisjen e një hetimi në Shqipëri “do të vendosim pasi të komunikojmë me palën italiane.”

Arrestimi i dhjetra anëtarëve të grupit italian mafioz të ‘Ndrangheta-s, nxorri në pah lidhjen e tyre me zyrtarë të Bashkisë Tiranë e qeverinë Rama dhe përfshirjen e tyre në tendera korruptivë e leje ndërtimi.

E gjithë skema e pastrimit të parave të mafias italiane në Shqipëri dyshohet se kap vlerën e 250 milionë eurove.

Për të lexuar më shumë për përgjimet e grupit italian mafioz të ‘Ndrangheta-s, ku dolën në pah lidhjen e tyre me zyrtarë të Bashkisë Tiranë e qeverinë Rama, klikoni këtu dhe këtu.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>