ISHP flet për praninë e mutacioneve të Covid-19 në vend

Nga Exit News
ISHP flet për praninë e mutacioneve të Covid-19 në vend

Në laboratorët e Institutit të Shëndetit Publik mund të dallohen mutacionet e Covid-19, por nuk mund të përcaktohet se cili mutacion është.

Kështu sqaroi Shefja e Departamentit të Epidemiolgjisë në ISHP, Silva Bino, të mërkurën, në emisionin Open.

Ajo shpjegoi se:

“Në analizat e PCR që dalin, ka shenja që nuk është i njëjti virus si më parë, por nuk dimë të themi se cili është, a i Afrikës së Jugut apo ndonjë vendi tjetër.”

Bino shtoi se kanë qenë të paktën dy  persona në Elbasan, të dyshuar për infektimin me një mutacion të Covid-19.

Ajo sqaroi se Shqipëria është pjesë e një rrjeti ndërkombëtar përmes së cilit dërgon mostrat e dyshuara në laboratorë të specializuar.

Më herët dhe Nëndrejtori i ISHP-së, Dritan Ulqinaku ka paralajmëruar se një mutacion i Covid-19 po qarkullon në vend, por nuk dihet ende se cili variant.

Në shumë vende në botë janë zbuluar disa mutacione të Covid-19, të cilat njihen si ‘varianti britanik’, ‘varianti brazialian’ apo ‘varianti i Afrikës së Jugut’.

Testimet paraprake kanë treguar se variantet e reja të koronavirusit janë më lehtë të transmetueshëm, mund të shkaktojnë më shpejt mbipopullimin e spitaleve dhe mund të jenë më vdekjeprurës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>