Policia e Fierit arrestoi një 25 vjeçar pasi përdorte kartmonedha euro të falsifikuara.
Në një njoftim zyrtar, policia bën me dije se është arrestuar E. N., 25 vjeç, banues në Mamaj, Tepelenë.
Ai u kap në një karburant në Fier, ku pasi ka furnizuar makinën me karburant ka përdorur një kartmonedhë 50 euro të falsifikuar.
Policia sekuestroi automjeti tip “Opel” dhe dy kartëmonedha 50 euro të dyshuara të falsifikuara.