Presidenti Ilir Meta dhe Kryeministri Edi Rama replikuan dhe shkëmbyen akuza në distancë, të enjten.
Në një postim në Facebook, Meta shkroi se ‘Shqipëria nuk futet dot në thes nga një çetë me banditë, oligarkë dhe arrogantë.’
Ai shtoi se në zgjedhjet e 25 prillit, Shqipëria do të kthehet në dorë të shqiptarëve, duke nënkuptuar largimin e qeverisë Rama.
Kryeministri u përgjigj me një postim në Twitter, ku akuzoi Metën se po keqpërdor presidencën për interesat e partisë së tij, Lëvizjes Socialiste për Integrim:
“Ke të drejtë Ilir, Shqipëria nuk futet dot në thes, shumë mirë e paske thënë!
Prandaj boll e përdore Presidencën e Republikës si thes për atë farë LSI-je dhe Presidentin e Shqipërisë si gojën e shqyer të atij thesi!”