Kryeministri Edi Rama deklaroi se nga e hëna do të nisë furnizimi me vaksinat e Pfizer.
Gjatë një takimi në Korçë, Rama pohoi se do vijë një sasi me e vogël se ajo e rënë dakort.
“Kemi marrë konfirmimin që do të nisë furnizimi nga Pfizer ditën e hënë, shpresoj mos marrim njoftim tjetër. Do nisim me një sasi më të vogël se e premtuara po do të vijnë duke u rritur shpejt.”
Rama tha se është në negociata me kompanitë e tjera të vaksinave si AstraZeneca.
Ai shtoi se plani për vaksinimit është më specifik se ai i gripit.