Një gjykatë në Moskë ka lënë në arrest shtëpie vëllain e liderit të opozitës Alexei Navalny dhe ndihmësve të tij.
Sipas mediave, vendimi vjen pasi policia po planifikon të kufizojë lëvizjen për shkak të protestave të paralajmëruara.
Më herët, Gjykata ruse la në burg, të enjten, liderin opozitar Alexei Navanly, duke refuzuar kërkesën për lirim me kusht.
Navalny ndodhet në paraburgim që prej 17 janarit. Ai akuzohet se ka shkelur urdhërin për lirim me kusht të gjykatës, kur ka ikur nga Rusia në Gjermani, për tu kuruar pas një helmimi.
Kreu i opozitës u arrestua në aeroport në 17 janar, teksa po vinte nga Gjermania.
Mijëra qytetarë kanë protestuar kundër arrestimit të Navalnyt gjatë ditëve të fundit.
Presidenti rus Vladimir Putin i konsideroi të rrezikshme dhe të paligjshme ato.
Ndërsa aleatët e liderit opozitar njoftuan për protesta të tjera këtë fundjavë.
Policia arrestoi më shumë se 3,700 njerëz dhe shpërndau me forcë turmat e prostestuesve.
Pëgjigja e autoriteteve ruse ndaj protestuesve ka rritur edhe tensionet mes Moskës dhe Uashingtonit.
Shtetet e Bashkuara dënuan dhunën e përdorur kundër protestuesve dhe gazetarëve dhe bënë thirrje për lirimin ‘e menjëhershëm dhe të pakushtëzuar’ të Navalny-t.