Ekspertët e OBSH-së vizitë në Qendrën për Kontrollin e Sëmundjeve në Kinë

Nga Exit News
Ekspertët e OBSH-së vizitë në Qendrën për Kontrollin e Sëmundjeve në Kinë

Ekipi hetues për origjinën e Covid-19 i Organizatës Botërore të Shëndetit vizitoi, të hënën, Qendrën për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në rajonin qendror të Hubeit, në Kinë, ku u zbuluan rastet e para me Covid-19 në fund të 2019-ës.

Vizita në këtë qendër ka qenë më e gjata e grupit të ekspertëve që prej përfundimit të karantinës 2-javore. Më parë ata kanë vizituar dhe tregun e gjësë së gjallë në Wuhan, spitalet Covid dhe një ekspozitë që përkujton betejën e Wuhanit me virusin.

Në përfundim të vizitës, ekspertët nuk dhanë deklarata për gazetarët.

OBSH vendosi të dërgojë një mision faktmbledhës në Wuhan në korrik 2020, pas akuzave të shumë shteteve që fajësonin Kinën dhe mungesën e transparencës së saj, për përhapjen e pandemisë në botë.

Po ashtu janë ngritur dyshime se autoritetet kineze kanë manipuluar shifrat e të infektuarve me koronavirus, duke mos raportuar rastet asiptomatike.

Në gjithë botën mbi 103 milionë persona  janë infektuar me Covid-19.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>