Prokurorët e shtetit rus do i kërkojnë të martën gjykatës që të lërë në burg për tre vjet e gjysmë liderin e opozitës Alexei Navanly.
Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm tha të hënën se kërkesa ishte e ligjshme dhe e justifikuar.
Kremlini tha se nuk do të dëgjonte ankesat e SHBA në lidhje me çështjen e Navanlyt, raporton Reuters.
Sekretari i Shtetit i SHBA Antony Blinken dënoi shpërndarjen me dhunë të protestuesve.
Kremlini tha se Moska do të injorojë komentet e Blinken dhe i cilësoi protestat si të jashtëligjshme.
Policia arrestoi më shumë se 5,300 njerëz, të cilët protestuan për lirimin e Nalvanlyt.
Lideri i opozitës në Rusi u arrestua muajin e kaluar kur u kthye nga Gjermania.
Ai ndodhej aty për t’u kuruar pas një helmimi.
Navalny ndodhet në paraburgim që prej 17 janarit. Ai akuzohet se ka shkelur urdhrin për lirim me kusht të gjykatës.
Kremlini kundërpërgjigjet
Aleati i Navalny, Vladimir Ashurkov i dërgoi një letër Biden të shtunën, duke i kërkuar të vendos sanksione ndaj biznesmenëve dhe zyrtarëve të identifikuar si aleatë të ngushtë të Putinit.
Kremlini u kundërpërgjigj të hënën, duke thënë se lëvizja tregoi që “Fondacioni Antikorrupsion” i Navalny po vepronte si një “agjent i huaj”.
Ky përcaktim i është dhënë zyrtarisht fondacionit të Navanlyt në 2019, sipas një ligji që punonjësit e shoqërisë civile në Rusi thonë se shpesh përdoret për të sulmuar kritikët .
Peskov, zëdhënësi i Kremlinit, tha se një numër i madh “huliganësh dhe provokatorësh” kishin qenë të pranishëm në tubimet mbarëkombëtare të së dielës dhe i akuzoi ata për veprime agresive ndaj policisë.
Pavel Chikov, një avokat dhe mbrojtës i të drejtave të njeriut, tha se policia kishte hapur 40 çështje penale në 18 rajone të ndryshme në lidhje me protestat.
Monitoruesi i protestës tha se të paktën 82 gazetarë u arrestuan në tubimin e së dielës.
Aleatët e Navalny i kanë bërë thirrje mbështetësve që të mblidhen jashtë gjykatës së Moskës të martën gjatë seancës së tij.