Kryeministri Edi Rama sulmoi opozitën dhe ish-kryeministrin Sali Berisha për publikimin e draft marrëveshjes mes qeverisë dhe kompanisë Pfizer. Ai e quajti Berishën “qafiri dixhital”.
“Duke keqinterpretuar atë pjesë të kontratës e duke thënë se vaksinat po vikan për propagandë dhe fushatë. Pjesa e madhe nuk do vi deri në vjeshtë dhe kështu janë përjashtuar nga vaksinimi 2 milionë shqiptarë që janë dënuar me vdekje”, u shpreh Rama në një bisedë me gazetarët, të hënën me rastin e mbërritjes së 1170 dozave të para nga marrëveshja me kompaninë Pfizer.
Rama sulmoi me strategjinë e opozitës duke thënë “se ndryshimi themelor mes nesh dhe atyre që janë përballë nesh është që ata luajnë dam ose kumar. Dhe ne luajmë sha në mënyrën se si realizojmë planet tona”. Ai ironizoi edhe slloganin e Partisë Demokratike “Shqipëria Fiton”, duke u shprehur se: “Ndërsa ata thonë të fitojë vendi që të fitojmë edhe ne ndonjë gjë, se vetë nuk fitojnë dot”.
Qeveria miratoi me akt normativ marrëveshjen me kompaninë Pfizer për vaksinat anti-COVID. Kjo marrëveshja u shpall secret shtetëror me justifikimin e “sekretit tregtar dhe kërkesës” së kompanisë.