Kryetari i PD-së Lulzim Basha theksoi sërish se plani ekonomik i opozitës do të hapë 110 mijë vende pune dhe do të rrisë të ardhurat e qytetarëve.
Në një diskutim me median, të martën, Basha tha se ‘plani ekonomik ka në qendër qytetarin dhe familjen shqiptare’.
Ai kritikoi taksën progresive të qeverisë Rama duke u shprehur se “taksa progresive ka dështuar, ka prodhuar korrupsion, padrejtësi dhe ka larguar rininë”.
Kryetari i PD-së u shpreh se taksa e sheshtë prej 9% e opozitës do të sjellë zhvillim të vendit.
Basha e akuzoi Ramën se kopjon programin e opozitës, duke thënë se ‘në fillim e krtikon dhe më pas e kopjon’.
Kryeministri Edi Rama sulmoi sot programin e ekonomik të PD-së, duke ju referuar si “prorgam pa shtyllë kurrizore”.