Rama akuzon Bashën: Me taksën e sheshtë i çon para oligarkëve

Nga Exit News
Rama akuzon Bashën: Me taksën e sheshtë i çon para oligarkëve

Kryeministri Edi Rama akuzoi kreun e PD-së Lulzim Basha se me propozimin e taksës së sheshtë parashikon t’i heqë buxhetit të shtetit 530 milionë dollarë ‘nga xhepat e oligarkëve’.

Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët të martën, Rama sqaroi se ai mbështet parimin se ‘kush fiton më shumë, do paguajë më shumë dhe kush fiton më pak, do paguajë më pak’.

Rama tha se ‘taksa e sheshtë është taksë për të pasurit dhe për tu marrë shpirtin atyre që fitojnë më pak.’

Ai shtoi se me propozimin e PD-së për taksë të sheshtë, rreth 530 milionë dollarë nga bizneset e mëdha nuk do të shkojnë në buxhetin e shtetit.

Rama tha se qeveria e tij është akuzuar për lidhje me ‘oligarkët’, por se është taksa e PD-së ajo që i ndihmon ‘oligarkët’:

“Jemi të akuzuar pafundësisht si qeveria dhe forca politike që mbron oligarkët, por ne nuk do i lëmë në asnjë mënyrë 530 milionë dollarë që të mbeten në xhepat e kompanive të mëdha apo oligarkëve, siç i quajnë këtë që me demek luftojnë oligarkët.”

Partia Demokratike ka premtuar heqjen e sistemit progresiv të taksimit mbi të ardhurat dhe vendosjen e taksës së sheshtë prej 9 për qindësh.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>