Danimarka është e para në një listë të vendeve evropiane që ka vaksinuar plotësisht popullsinë kundër COVID-19, ndërsa Franca është në fund të listës.
Statistikat janë nga projekti i Universitetit të Oksfordit “Bota jonë në të dhëna”, i cili ka ndjekur vaksinimet e koronavirusit që nga fillimi i janarit.
Projekti zbuloi se deri në 31 janar, Danimarka kishte dhënë dozat e para dhe të dyta për pjesën më të madhe të popullsisë së saj. Ndërkohë Franca ka vaksinuar plotësisht vetëm 0,07% të popullsisë.
Jashtë BE, Izraeli është vendi i parë që ka vaksinuar mbi 21% të popullsisë së tij.
Disa vende evropiane janë përpara Mbretërisë së Bashkuar në përfundimin e procesit të plotë të vaksinimit.
Duke marrë përgjegjësinë e prokurimit të vaksinave në BE, Komisioni Evropian ka qenë nën vëzhgim të ashpër për mungesën e furnizimeve.
Për Serbinë nuk ka të dhëna në këtë projekt, e cila ka paralajmëruar një fillim të shpejtë të programit të vaksinimit duke siguruar doza nga Kina dhe Rusia.
Njerëzit konsiderohen të vaksinuar plotësisht nëse kanë marrë “të gjitha dozat e përshkruara nga protokolli i vaksinimit”. Projekti thotë se të dhënat janë në dispozicion vetëm për vendet të cilat raportojnë ndarjen e dozave të administruara nga dozat e para dhe të dyta.