Kryeministri Edi Rama në një komunikim publik në Facebook të enjten komentoi arritjen e Shqipërisë në Indeksin Global të Demokracisë të kryer nga The Economist. Rama e shfrytëzoi këtë dalje për të përsëritur pikat kryesore të fushatës së tij:
1 — Jemi më të pakënaqur me punën tonë, kemi bërë punë dhe më shumë do të bëjmë:
“Dua të jem shumë i qartë, jam më i pakënaqur ndër ju, sepse potenciali është aty dhe puna për t’u bërë është shumë e madhe”.
2 — Shqipëria kantier ndërtimi:
“Shqipëri është njësoj si situata e një kantieri ndërtimi. Është një lagje e banueshme ajo në Thumanë, në Fushë Krujë, në Vaqarr, te ‘5 Maji’? Jo, absolutisht jo, por perspektiva është aty dhe nuk ka kohë për pushim, për gjumë”.
3 — Do të rrisim të ardhurat me 30 përqind përmes modernizimit të sistemit të fiskalizimit:
“Kjo sjell modernizim të sistemit fiskal dhe një rritje të të ardhurave për arkën e përbashkët mbi 30%”.
4 — Reforma e drejtesisë do të vazhdojë:
“Sistemi nuk është ende i pastruar. SPAK ka filluar të strukturojnë punën e tyre, çfarë duhet të presësh mrekulli sa hap e mbyll sytë. Drejtësia e re do të funksionojë ashtu siç e duam të gjithë dhe do të jetë e prekshme përtej atyre gjërave që po ndodhin ndërkohë”.
5 – Programin ekonomik i opozitës jorealist:
“Miku im i fjetur Lulzim Basha do të ulim sigurimet shëndetësore dhe do të rrisim pensionet. Pensionet financohet nga sigurimet shoqërore. Sot Shqipëria ka deficit të trashëguar, sepse paguan më shumë pensione se sa ka.
A mund të ndodh që të ulësh prodhimin e qumështit dhe të rrisësh prodhimin e djathit. Të jetë djath jo kubik prej niseshteje. Ndodh në gjumin e Lulit dhe të gjithë atyre që duan t’i bien shkurt”.
6 — Partia Socialiste do të fitojë mandatin e 3-të:
“A ka më shkurt se sa me Lulin. Nëse kanë zgjedhur ta bëjnë rrugën gjatë duke i rënë shkurt, ne nuk e lejmë ta bëjnë dot të gjatë rrugën e Shqipërisë”.