Gati katër në dhjetë persona në Francë mund të mos pranojnë të bëjnë vaksinën kundër COVID-19, më shumë se 25% e atyre në SHBA, raporton The Guardian.
23% në Gjermani thonë se ndoshta nuk do të vaksinohen, sipas një studimi që nënvizon sfidën me të cilën përballen qeveritë.
Pavendosmëria ishte dukshëm më e ulët në Itali (12%), Mbretëria e Bashkuar (14%) dhe Hollanda (17%), sipas një studimi që përfshiu shtatë vende.
Studimi zbuloi një raport të ngushtë midis ngurrimit të njerëzve për t’u vaksinuar dhe besimit të tyre tek qeveritë.
Vetëm 11% e qytetarëve amerikanë dhe 13% e qytetarëve francezë u besojnë qeverive të tyre për vaksinat. Ndërsa në Holande dhe Britani 30%.
Studimi u zhvillua muajin e kaluar nga Kantar Public. Studimi sugjeroi gjithashtu se kënaqësia me shpërndarjet e vaksinave, ishte e lidhur me pranimin e vaksinave dhe besimin tek qeveria.
Më shumë se 60% e të anketuarve në Mbretërinë e Bashkuar ishin shumë ose disi të kënaqur me fushatën e vaksinimit të Britanisë, krahasuar me vetëm 31% në Francë, ku përhapja është ndër më të ngadaltat e BE-së.
Në Holandë 58% e njerëzve thanë ata ishin të kënaqur me fushatën kombëtare të vaksinimit.
Deri më tani në Holandë 1.8% të popullsisë ka marrë të paktën një dozë të vaksinës.
Shifra është shumë poshtë mesatares evropiane, por pranimi i vaksinës është relativisht i lartë dhe besimi te qeveria ishte i lartë po ashtu.
Në të gjithë shtatë vendet – Franca, Gjermania, Hollanda, Italia, India, Britania e Madhe dhe SH.B.A. – mjekët e familjes dhe autoritetet kombëtare të shëndetit u panë si burime shumë më të besueshme të informacionit mbi vaksinat, përkatësisht me 39% dhe 41%.
Emmanuel Rivière, drejtori i sondazheve ndërkombëtare të Kantar, tha se studimi zbuloi shkallën e përpjekjes për komunikim që disa qeveri do të duhet të bëjnë nëse shpresojnë të përmirësojnë pranimin e vaksinës.