Kryeministri Edi Rama ironizoi të dielën kreun e PD Lulzim Basha për premtimin se do të japë një laptop për çdo shtëpi.
“Si mund të thuash që do iu çoj nga një laptop në çdo shtëpi. Çfarë janë këto muhabete? Dhe ti që je i djathtë duhet t’i hashë këto”, tha Rama gjatë një bashkëbisedimi në Sarandë.
Rama tha se në Shqipëri nuk ka një alternativë të djathtë. Sipas tij PD nuk është reformuar sepse mbështetësit e vet e “kanë mbështetur pa kushte”.
Rama u ndal më pas tek premtimi i tij për aeroportin e Kukësit, ai tha se do të jetë gati para 25 prillit. Kryeministri u shpreh se “që avioni do të ulet aty, kjo është e sigurt, por dua që të ulet bashkë me ata kuksianë, që të votojnë”.