Kryeministri Edi Rama e përdori arrestimet e 3 infermiereve dhe një sanitareje në spitalin Covid 2 për të treguar arritjet e reformës në shëndetësi, gjatë konferencës për shtyp, të martën.
“Është lajm të mirë prangosja e 4 të tjerëve në kuadrin e hetimeve të thelluara… Mesazh i qartë për të ardhmen, kura afatgjatë është thellimi i reformës së sistemit, të cilën ne e kemi nisur..”, tha Rama.
Ai reklamoi edhe projektin e spitalit të Fierit, i cili do të ndërtohet nga Turqia:
“Modeli i menaxhimit do të jetë krejt ndryshe nga ai në spitalet tona. Do të shërbej si projekt pilot për transformimin e sistemit të administrimit të spitaleve”.
Gjithashtu, Rama i bëri thirrje qytetarëve të vazhdojnë denoncimet e tyre:
“Qytetarët nuk duhet të ngurojnë të denoncojnë në cdo drejtimqë ata e shohin të arsyeshëm”.
Mesa duket Kryeministri po kërkon që pakënaqësitë ndaj qeverisë dhe akzuat për të t’i mbulojë me sensacionin e arrestimit të punonjsve më të parëndësishëm të sistemit shëndetësor.