Policia arrestoi të mërkurën dy persona për shpërndarje droge në Durrës.
Në një njoftim zyrtar, policia bën me dije se janë arrestuar E. B., 42 vjeç, banues në Tiranë dhe F. C., 41 vjeç, banues në Tiranë.
Gjatë kontrollit të automjetit të E.B., policia gjeti dhe sekuestroi 77 pako me lëndë narkotike të dyshuar marijuanë në formë çokollate, me peshë 30.640 kilogramë.
Policia dyshon se droga nuk është prodhuar në Shqipëri por dikur tjetër.