Manastirliu njofton mbërritjen e vaksinave të Pfizer me 15 shkurt

Nga Exit News
Manastirliu njofton mbërritjen e vaksinave të Pfizer me 15 shkurt

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastiliu njoftoi se doza tjetër e vaksinave Pfizer do të mbërrijë në 15 shkurt në vend.

Gjatë një komunikimi sot, Manastirliu deklaroi se qeveria ka siguruar vaksina për 800 mijë shqiptarë nga Pfizer dhe COVAX.

Vaksinat e radhës nga kompania Pfizer do të vijnë më 15 shkurt. Qeveria shqiptare ka siguruar përmes kontrantimi qoftë me Pfizer, qoftë me Covax, vaksina për 800 mijë qytetarë shqiptare, ku përshihen ato kategori të riskut të përcaktuar nga ekspertët tanë të vaksinimit”

Më 11 janar mbërritën 975 dozat e para, të cilat iu dhuruan Shqipërisë nga një shtet anonim. Ndërsa dozat e dyta, të cilat do të administrohen nga 2 shkurti e në vazhdim janë pjesë marrëveshjes së qeverisë shqiptare me kompaninë Pfizer.

Më 1 shkurt, në vend mbërritën 1170 dozat e para nga 500 mijë dozat e dakordësuar mes qeverisë dhe Pfizerit.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>