Gjobitet me 5 milionë lekë ministri Klosi, shkeli rregullat anti-Covid

Nga Exit News
Gjobitet me 5 milionë lekë ministri Klosi, shkeli rregullat anti-Covid

Policia gjobiti me 5 milionë lekë të premten minstrin e Turizmit Blendi Klosi për shkelje të rregullave kundër Covid-19.

Sipas njoftimit, Klosi ka grumbulluar më shumë se 10 veta në kundërshtim me aktin normativ.

Shërbimet e Policisë kanë ndëshkuar me masë administrative 5.000.000 lekë, shtetasin B. K., përfaqësues i një subjekti politik, pasi ka organizuar një aktivitet duke grumbulluar persona, në kundërshtim me pikën 2 të nenit 3 të Aktit normative”

Policia gjithashtu gjobiti me 1 milionë lekë dhe pronarin e lokalit që lejoi grumbullimin në shkelje të aktit normativ.

Deri më tani janë gjobitur Monika Kryemadhi dhe Endrit Brahimllari për shkelje të këtyre masave.

Kryeministri Edi Rama njoftoi se policia do të gjobisi çdo politikan që shkel rregullat kundër Covid-19.

Qeveria prej rreth një viti ka ndaluar grumbullimin e më shumë se 10 personave në një ambjent të mbyllur. Personat që shkelin këtë rregull dënohet me 1 milionë lek.

Gjithashtu, në vend është e detyrueshme mbajtja e maskës në ambjentet e jashtme dhe të brendshme. Personat që shkelin këtë rregull dënohet me 3 mijë lek gjobë.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>