Presidenti Ilir Meta deklaroi se kushdo që shkel ligjin duhet të dënohet.
Në një deklaratë për mediat, Meta u shpreh se nuk do të bëj koment për rastin e gjyqtares së Krujës, Enkeleda Hoxha.
“Për mua është me rëndësi që çdo njeri që shkel ligjin dhe që abuzon me detyrën, të ndëshkohet. S’ka nevojë për komente, pasi duhen prova dhe fakte madje dhe për gjyqtarë dhe prokurorë të nivelit të lartë.”
Një ditë më parë, SPAK arrestoi gjyqtaren së Krujës, Enkeleda Hoxha. Ajo akuzohet për korrupsion për lirimin e një të burgosuri dënuar me 25 vite burg.
Gjyqtarja Hoxha është në gjykim dhe nga Këshilli i Lartë Gjyqësor për lirimin e personave me burgim të përjetshëm.
ILD ka kërkuar shkarkimin e saj me argumentin se cënon figurën e gjyqtarit.
Gjyqtarja Hoxha njihet si ‘avokatja mbrojtëse’ që ka mundësuar lirimin e parakohshëm të disa kriminelëve të dënuar me burgim të përjetshëm.
Exit Neës ka shkruar më parë se si gjyqtarja Hoxha ka liruar Endrit Doklen, Hekuran Billon, Genc Tafilin dhe Ilir Pajën, përmes një skeme të njëjtë.