Tomini paralajmëron, variantet e reja të rrezikshme edhe për ata që kanë kaluar COVID-19

Tomini paralajmëron, variantet e reja të rrezikshme edhe për ata që kanë kaluar COVID-19

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini është shprehur se personat që kanë kaluar COVID-19 duhet të ruhen nga varianti i ri pasi janë njësoj të rrezikuar si ata që nuk janë infektuar më parë.

Gjatë një interviste në A2, Tomini tha se kemi raste të riinfektimit dhe shtoi se “mutacioni i virusit të bën të jesh i ekspozuar sërish”.

“Duhet të respektojnë rigorozisht masat deri sa të arrijmë imunitetin e tufës që jemi larg”, deklaroi zv/ministrja.

Ajo kërkoi nga qytetarët zbatimin e masave anti-COVID për të minimizuar sa më shumë mundësinë e infektimit.

Sa i përket zbatimit të masave nga politikanët gjatë fushatës zgjedhore, Tomini tha se “politika duhet të japë një model të dyfishtë, dhe secili nga ne jep modelin individual”.

Një studim i botuar këtë javë në Oksford zbuloi se njerëzit që kanë kaluar COVID-19 kanë antitrupa që luftojnë variantin britanik dhe afrikano-jugor të koronavirusit por jo në të njejtën masë sa arrijnë të neutralizojnë variantin origjinal, duke sugjeruar një nivel mbrojtjeje potencialisht më të ulët.

Javën e fundit në vend u regjistruan mbi 1000 raste të infektuara në vend, duke shënuar shifra rekord që prej nisjes së pandemisë.

Ende nuk ka raste të konfirumuara të varianteve të rinj të COVID-19 në Shqipëri ndërsa autoritetet janë në pritje të rezultateve nga mostrat që kanë dërguar në Mbretërinë e Bashkuar.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>