Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla deklaroi se partitë politike në Shqipëri duhet të marrin shembull nga zgjedhjet në Kosovë.
Pas mbledhjes me krerët e qarqeve, Balla pohoi se shpreson që partitë që humbasin në zgjedhje në Shqipëri të pranojnë rezultatin.
“Uroj që dhe në Shqipëri pas 25 prill çdo parti politike të pranojë rezultatin. Është me rëndësi që të hiqet dorë nga historitë e së të kaluarës, nga bojkotet. Ata që humbin zgjedhjet duhet të kuptojnë se nuk është faji i qytetarëve.”
Në lidhje me arrestimin e gjyqtares së Krujës, Enkeleda Hoxha, Balla tha se do të vijojë goditja e çdo strukture në sistemin e drejtësisë.
“Goditja ndaj çdo strukture në sistemin e drejtësisë do të vazhdojë përpara. Ajo që kemi konceptuar në atë draft-program që do të përmbyllet brenda javës besoj, do të synojmë të vijmë para shqiptarëve me reforma të tjera të rëndësishme”
I pyetur për listën e deputetëve, Balla tha se do të ketë risi në lista.