Policia ka nisur hetimin ndaj një 32 vjeçare, e cila është kallëzuar nga shefja e Infektivit Najada Çomo.
32 vjeçarja nga Berati prej datës 28 janar ka shqetësuar mjeken me telefonata të shumta për motive të dobëta.
Ajo akuzohet për veprën penale ‘Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike’, të parashikuar nga neni 275 i Kodit Penal.