Policia ka gjobitur 850 qytetarë për mos mbajtjen e maskës në publik, në 24 orët e fundit. Secili prej tyre u gjobit me 3 mijë lek.
Policia ka gjobitur pronarin e një biznesi që ka zhvilluar aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë̈ dhe 101 shtetas që udhëtonin në mjete private me persona me të cilët nuk kishin lidhje familjare apo në mjetet e transportit publik, pa vendosur maskat mbrojtëse.
45 shoferë që qarkullonin pa autorizimin përkatës pas orës 20:00 u gjobitën të hënën.
Ndërsa, 6 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit apo nuk e kanë pasur atë me vete.