Shpallen në kërkim 4 persona për vrasjen e Shkëlzen Kastratit

Nga Exit News
Shpallen në kërkim 4 persona për vrasjen e Shkëlzen Kastratit

Policia ka shpallur në kërkim 4 persona të dyshuar për vrasjen e Shkëlzen Kastratit me 1 shkurt.

Sipas njoftimit janë shpalluar në kërkim Albert Zzaja, Elmir Tufa, Silvio Cara dhe Elson Xhecuka. Policia njofton se personat mund të jenë larguar drejt vendeve të BE-së.

Shkëlzen Kastrati, 42-vjeç, u vra mesditën e 1 shkurtit, në Fier, në një atentat me armë.Ngjarja ndodhi pranë fshatit Sheq në Fier, teksa Kastrati ka qenë dukë udhëtuar me makinë.

Ai është qëlluar nga një person, i cili po udhëtonte në një makinë tjetër. Makina e autorit u gjet e djegur pak minuta më pas, në zonën e njohur si Mbikalimi i Baltzës.

Dyshimet e para janë se Kastrati është vrarë për hakmarrje. Vëllait të tij, Kelmend Kastratit, i është bërë atentat në vitin 2016.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>