Presidenti Ilir Meta e akuzoi qeverinë Rama se nuk ka plan për vaksinimin e popullsisë duke rrezikuar katastrofën në vend.
“Pa një plan të qartë dhe të sigurt të furnizimit me vaksina, vendi rrezikon një katastrofë për jetën dhe shëndetin e qytetarëve”, u shpreh Meta në konferencën për shtyp, të premten.
Ai i quajti kriteret e shpërndarjes së vaksinave të njëjta me ato të vendeve diktatoriale:
“Kriteret e ndarjes dhe përzgjedhjes selektive, janë tipike për diktaturat dhe diktatorët”.
Meta kërkoi pajisjen me aparatura të të gjitha qendrave shëndetësore dhe spitaleve. Gjithashtu, ai kërkoi rimbursim të ilaçeve të të sëmurëve me Covid-19 që po kurohen në banesë.
“Nuk kishte asnjë arsye të dyfishoheshin pagesat e koncesioneve, sepse tunelet imagjinare presin”, shtoi Meta.