Basha i përgjigjet Ramës: PD plan për të ndaluar emigracionin

Nga Exit News
Basha i përgjigjet Ramës: PD plan për të ndaluar emigracionin

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha premtoi se do të mbështesë financiarisht “çdo të ri shqiptar që kthehet të punojë e të jetojë në Shqipëri”, si një ndër masat për ndalimin e emigracionit tek të rinjtë.

Përmes një reagimi në Facebook, ndaj deklaratave të kryeministrit Rama se nuk e ndal dot emigracionin,  Basha u shpreh se

PD përmes “taksa më të ulëta, thithjes së investimeve të huaja, mbështetjes financiare për çdo të ri shqiptar që kthehet të punojë e të jetojë në Shqipëri, krijimin e vendeve të reja të punës dhe mbeshtetje e stimulim te sipërmarrjeve të të rinjve” do të ndalojë fenomenin e emigracionit.

Ai u shpreh se keqqeverisja e Ramës këto 8 vjet ka shkaktuar shifra rekord të emigracionit.

Kryeministri u shpreh sot nga Vlora se nuk e ndal dot emigracionin. “Nuk është fundi i botës, shqiptarët i ka mbajtur në kafaz vetëm Enver Hoxha”, u shpreh Rama.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>